Zvicra, më 2018 pranon 500 specialistë të huaj më tepër se në vitin 2017

Mos i humb

Në mbledhjen e mbajtur sot, Këshilli Federal ka caktuar numrat maksimalë që mund të përmbajnë kontingjentet për punëtorët nga vendet e treta dhe të BE-së e të EFTA-s. Për të realizuar këtë, qeveria e vendit në shtator të këtij viti kishte marrë vendimin orientues, thuhet në një komunikatë shtypi të publikuar nga Këshilli Federal i Zvicrës.

Ndërsa sot, më 22 nëntor, ka vendosur për rishikimin e pjesshëm të rregullores mbi lejimin, qëndrimin dhe punën.

Kështu, vitin që vjen, ndërmarrjet zvicerane do të kenë mundësi të punësojnë më tepër fuqi punëtore me kualifikime të larta nga vendet e treta ndërsa ofrues shërbimesh nga vendet e BE-së dhe EFTA-s, në krahasim me vitin 2017, shkruan albinfo.ch. Mbi këtë bazë, në vitin e ardhshëm për punë në Zvicër do të mund të rekrutohen gjithsej 8000 specialistë nga vendet e treta, që është 500 më shumë se gjatë vitit 2018.

Për këta janë në dispozicion 3500 leje të rregullta të qëndrimit (Viza B) ose 500 më shumë se vitin e kaluar, dhe 4500 viza L (për qëndrim të shkurtë), shkruan albinfo.ch. 500 lejet e mbetura shkojnë në rezervat e federatës dhe do të përdoren për nevojat shtesë që do të paraqesin kantonet.

Po ashtu 1250 viza B dhe 2000 L do t`u ndahen kantoneve.

Vendimi hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2018./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit