Zvicra shënon ulje të rasteve aktive

Mos i humb

Statistikat e fundit nga autoritetet shëndetësore zvicerane tregojnë se nga rastet e para me koronavirus, e deri tani në total Zvicra ka 547,775 infektime.

Edhe pse thuhet se situata është e mirëmenaxhuar, kohët e fundit, në shkurt, ka trend uljeje të infektimeve dhe rasteve aktive.

Referuar të dhënave të fundit, në Zvicër ka 42,685 raste aktive me koronavirus, gati dyfish më pak se sa në fillim të këtij vti (janar) sa ishin me mbi 80 mijë raste aktive.

Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.

Gjatë kësaj jave në Zvicër është raportuar se numri i shërimeve ka arritur mbi 495,207 persona.

Kjo rritje e shërimeve, sipas autoriteteve zvicerane, çdoherë e më shumë po vjen si rezultat i trajtimit të duhur dhe kujdesit të stafit mjekësor karshi pacientëve dhe respektimi i masave nga e mbarë popullata.

Duhet theksuar se Zvicra deri tani ka bërë mbi 4.8 milonë testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi.

Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit