Fatmir Matoshi edhe zyrtarisht është emëruar Ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Kujtojmë se deri më tani, Matoshi ishte u.d në këtë ministri, pas largimit të Albena Reshitaj.
Detyrat dhe përgjegjësite e Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë të përcaktuara me rregulloren nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive e ndryshuar dhe e plotësuar me rregulloren nr.14/2017, me rregulloren nr. 15/2017 dhe me rregulloren nr.16/2017./Mesazhi/