Zyrtarët thonë se shumë civilë u vranë në shpërthimin në këtë vend të frekuentuar nga shumë vendas

Mos i humb

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tariq Aryan, në një deklaratë tha se sulmi ndodhi në afërsi të gjykatës ushtarake në Gardez, që është kryeqyteti i provincës juglindore Paktia që ndodhet rreth 128 kilometra në afërsi të kryeqytetit Kabul.

Ai tha se shumë civilë u vranë në shpërthimin në këtë vend të frekuentuar nga shumë vendas.

“Ky sulm është kryher nga Rrjeti Haqqani dhe Lashkar-e-Taiba. Sulmi ndërlidhet me vargun e sulmeve në Dasht-e-Barchi dhe Nangarhar të Kabulit”, tha ai.

Askush nuk mori përsipër sulmin menjëherë pasi ndodhi.

Më herët gjatë javës, mbi 50 persona u vranë, përfshirë edhe foshnje dhe gra, në një sulm të armatosur i cili u mor përsipër nga DEASH ndaj një spitali në Kabul dhe në një sulm vetëvrasës në provincën lindore Nangarhar që u mor përsipër nga i njëjti grup.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit