Zyrtari i lartë i BE-së rezulton pozitiv në COVID-19

Mos i humb

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, tha sot se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19).

“Sapo kam mësuar se testi im i rregullt i planifikuar për COVID-19 ka dalë pozitiv. Tani jam vetizoluar siç kërkohet. Qëndroni të sigurt”, shkroi ai në Twitter.

Në fillim të këtij muaji, Mariya Gabriel, komisionerja evropiane për inovacion dhe kërkim, gjithashtu u infektua me virusin e ri.

Zyrtarë tjerë të lartë që u vetizoluan pasi ishin në kontakt me ata që ishin pozitivë përfshijnë shefin e politikës së jashtme, Josep Borrell, presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit