Gjykata Themelore liron “Dervish Milicin”, dyshohej për krime lufte

Mos i humb

Ushqimet e Darkës Që Ju Fryjnë Pa E Ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës.

Ujësjellësi ndërpret ujin për veriun e Mitrovicës për shkak të mospagesës

Mitrovicës së Veriut i është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për shkak të mospagesës. Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar...

Humb jetën duke bërë dush 22-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para

Një 22-vjeçar është gjetur i vdekur në banesë në Kavajë.  Mësohdet se i riu me iniciale M.F është gjetur...

Lleshaj njofton hapjen e 6 zyrave të reja të aplikimit për dokumente biometrike jashtë Shqipërisë. Ja çfarë duhet të dini

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot për inspektim në zyrën e aplikimit për dokumente biometrike, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat.

Dervish Krasniqi, i njohur si “Dervish milici”, është liruar nga Burgu i Sigurisë së Lartë, ku ka qenë duke u mbajtur në paraburgim që nga 3 tetori.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar për lajmi.net se e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Speciale për t’ia ndërprerë paraburgimin Dervish Krasniqit, i njohur si “Dervish milici”.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Themelores, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas propozimit për ndërprerje të paraburgimit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për të pandehurin D.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 26.10.2020 ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për ndërprerjen e paraburgimit për të pandehurin D.K”, ka thënë Gashi për lajmi.net.

Krasniqi ishte arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit më 2 tetor, me dyshimin e bazuar se ka bërë krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99.Sipas dëshmitarëve, polici nuk sillej mirë me shqiptarët në vitet ’90.

“Ky ka rrahur shqiptar sa ka mundur. Ka qenë edhe komandant i policisë në Ujmir të Klinës. Njerëzit tregojnë se ai i ka rrahur njerëzit dhe i ka ulur në shporet”, ka deklaruar një qytetar.D.K. dyshohej nga ana e prokurorisë së gjatë periudhës se luftës 1998-1999, ka kryer veprën penale: Krime lufte kundër popullatës civile ne kundërshtim me nenin 142 lidhur me nenin 22 te Ligjit te RSFJ-së, lidhur me nenin 3 te Konventës së Katërt te Gjenevës e parapara me nenin 144 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Krivokapiç, kryeministri i qeverisë së re malazeze,Dritan Abazoviç, zv/kryeministër

Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi qeverinë e re të kryesuar nga Zdravko Krivokapiç. Dritan Abazoviç, zv/kryeministër Zgjedhja e...

Zvicra përditëson listën e “vendeve me rrezik”, shtohet Maqedonia e Veriut

Zvicra përditësoi listën e “vendeve me rrezik” të kufizimit të udhëtimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19). Zyra...

Nënshkruhet marrëveshja/ Shqipëria dhe Kosova do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në Strugë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka njoftuar mbi marrëveshjen e nënshkruar...

Burg për dy të rinjtë, tentuan të transportonin dy bomba me telekomandë drejt Malit të Zi! Zbardhet dëshmia

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy personat e kapur me bomba me telekomandë në tentative për t’i trafikuar drejt Malit...

Kosovarët pushtojnë pikën kufitare të Morinës për një fundjavë në Shqipëri

Mëngjesin e kësaj të shtune, pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh që drejtoheshin nga qytetarë kosovarë.