“2019, vit i vështirë për opozitën por jo një vit i humbur”- Kryemadhi: Ishte betejë fizike me krimin e organizuar

Mos i humb

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se për opozitën, viti i shkuar ishte një vit i vështirë.

Sipas Kryemadhit, viti 2019, nuk ishte thjesht një betejë politike por një përplasje fizike me krimin e organizuar. Me djegien e mandateve opozita ndërgjegjësoi partnerët ndërkombëtarë ndërkohë që po të rrinte në Parlament do ishte kthyer në fasën e Edi Ramën.

“Nuk mendoj se ka qenë një vit i humbur. Ka qenë vërtetë vit i vështirë për opozitën, sepse beteja e opozitës nuk ishte betejë politike. Ishte betejë fizike me krimin e organizuar. Djegia e mandateve erdhi si rezultat i uzurpimit ose i bllokimit të të gjitha antenave dhe sensorëve të institucioneve ndërkombëtare. Shqipëria ishte kthyer në një vend trafikimi.

Tashmë mjafton të shikosh raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, të vendeve anëtare, kemi një progres raport të Komisionit Evropian, i cili ishte fushë me lule në Shqipëri, Shqipëria vend i begatë si Danimarka e Suedia. Por që vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e konsideruan. Pra 3 herë që u propozua Shqipëria për të hapur negociatat, të treja herët vendet e Bashkimit Evropian e sulmuan një raport të tillë, duke thënë që në raportet tona Shqipëria është një vend i kriminalizuar dhe se gjithë ajo reformë e madhe e kryer më përpara është kthyer mbrapsht, është politizuar e të gjitha me radhë. Mjafton të lexosh 36 faqe të raportit të OSBE-së, do të kuptosh shumë qartë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri.

Pra dua të them që vërtetë djegia e mandateve ishte një veprim radikal apo një veprim i paprecedentë në jetën politike dhe përballë institucioneve ndërkombëtare, por ishte e vetmja mënyrë për t’i dhënë mesazhin jo vetëm opinionit publik shqiptar, që nuk jemi pjesë e fasadës së Edi Ramës, që nuk mbahemi peng nga Edi Rama, por jemi të lirë prej tij dhe krimit të organizuar”, tha ajo në emisioni “5 Pyetje nga Babaramo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit