A do shkojnë bashkë PD-LSI në zgjedhjet vendore?

Mos i humb

Mazhoranca është në krisje e shkapërdarje prej mbipushtetit dhe prej korrupsionit e krimit të organizuar. Dhe prej arrogancës qeverisëse, natyrisht. Opozita në shanse për t’u kthyer në mazhorancë faktike, por e ç’orientuar, e fragmentarizuar në partiza që nuk kanë peshë politike, pasi edhe ato deputetë që kanë momentalisht janë falë listës së PD-së. PD-LSI akoma nuk kanë një marrëveshje zyrtare, ndonëse janë në opozitë dhe të interesuara të rrëzojnë qeverinë aktuale. LSI mbetet forcë solide në raport me votat e saja të 25 qershorit 2017, kurse PD-ja në një kolaps, sepse ka përçarje galopante, pasi ish-themeluesit dhe ish-drejtuesit me emër të selisë blu po shkojnë drejt një PD-je të re, nga e cila do rrjedhin shumë vota demokrate. Lulzim Basha, pavarësisht se është një lider europian, por akoma nuk po arrin të fus “dreqërit” në shishe. Kjo falë Saliut që e dha PD-në pa konkurim real, por edhe vetë Lulzim Bashës, i cili ka manifestuar shenja luhatje në raport me Edi Ramën.

Muajt ikin me vrap dhe beteja e radhës e opozitës janë zgjedhjet vendore 2019. Duket sikur janë larg, por muajt ikin. Sëpari ka nevojë të dihet se si do bashkëveprojnë, në ndarje bashkish, dy forcat më të mëdha politike PD dhe LSI. Partitë e tjera opozitare kanë vlerë, por nuk vendosin balancat elektorale. Për çudi, disa të djathtë me mandat deputeti dhuruar nga PD-ja, bëjnë sikur janë me vota elektorale ndaj kërkojnë nga Lulzim Basha që “njëherë të mblidhemi ne partitë e djathta dhe me pas të përcaktojmë raportin tonë me LSI”.

Nëse kishin kaq vota pse nuk morën vetë deputetë, por u futën në listat e selisë blu me firmën e Lulzim Bashës?

Momentalisht nuk shikohet ndonjë “dashuri” e madhe PD dhe LSI, pavarësisht se janë në opozitë. LSI-ja ka kërkuar FRONT OPOZITAR dhe preçizim të çdo elementi bashkëpunimi. Zgjedhjet vendore do jenë test për opozitën. Edhe për Edi Ramën, por PS-ja ka disi numra votash me shumë se PD-ja. Ndaj LSI vendos në shumicën e bashkive se cila forcë politike do ti fitojë.

Në politikë ka një parim: Kurrë mos thuaj kurrë! E përkthyer në praktikë nëse PD-ja akoma fluturon me “presh…” mundet ti mbetet preshi në zgjedhje. Pse LSI duhet të mbetet në pritje të PD-së?

E mendonte njeri se me 18 maj 2017 Edi Rama do bashkohej me Lulzim Bashën? Asnjeri! Pse të mos besohet se PS mund të mirëpresë LSI?

Jetojmë në Tironë, gjithçka mund të ndodhë!/Koha Jonë/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit