Afganistan, në sulmet e talebanëve vriten të paktën 16 policë

75
0

Të paktën 16 policë janë vrarë gjatë dy sulmeve të ndara të armatosura të cilat militantët talebanë i kryen sot në veri të Afganistanit.

Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit në Takhar, Mohammad Jawad Hijri, tha se militantët sulmin e parë në orët e hershme të mëngjesit e kryen në stacionin policor në qarkun Khwaja Khar.

Në këtë sulm janë vrarë shtatë policë, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur.

Paralelisht me këtë, nënkryetari i Këshillit drejtues në provincën Baghal, Shamsul Haq Barakzai, njoftoi se militantët talebanë një sulm të ngjashëm të armatosur e kryen edhe ndaj stacionit policor në vendin Husainhil.

Burimi i njëjtë thotë se në këtë sulm janë vrarë nëntë policë, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur.

Organizata talebane mori përgjegjësinë për këto dy sulme dhe pretendon se janë vrarë së paku 38 policë.

Afganistani tashmë disa vite është përfshirë nga një krizë e thellë e sigurisë, ku është në luftë të vazhdueshme kundër militantëve ektremistë talebanë dhe organizatës terroriste DEASH, e cila pas mposhtjes në Irak dhe Siri, ka intensifikuar aktivitetet në Afganistan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here