Ahmetaj: Rritja ekonomike 3.9%. Opozita po bën gjithçka të nxijë imazhin e Shqipërisë

Mos i humb

Basha i del në krah Metës: E mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në krahë të Presidentit Ilir Meta për sa i përket protestës së thirrur nga...

Lakra të fërguara dhe patate

Të jeni të sigurtë që e gjithë familja do e adhurojë. Më poshtë do të gjeni recetën e përgatitjes hap pas hapi

Filipçe: Tre fëmijë humbën jetën nga shpërthimi i bombolës së gazit

Tre fëmijë humbën jetën ndërsa 7 janë lënduar nga të cilët 4 janë në rrezik për jetën si pasojë e shpërthimit të...

Gjermani, evakuohet një xhami pas lajmërimit për bombë

Këln Një xhami në Pforzheim, në krahinën federale gjermane Baden-Wurttemberg, është evakuuar për shkak të lajmërimit për bombë (AA).

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se ekonomia është në rritje, ndërsa hidhet baltë pasi përpara kemi hapjen e negociatave dhe po bëhet çdo gjë për të nxirë realitetin shqiptar.

Ahmetaj tha se ekonomia shqiptare ka një rritje prej 3.9 përqind, ndërsa kjo rritje ka ardhur nga zhvillimi i sektorëve.

“Duhet të theksojmë se ekonomia shqiptare sot rritet me 3.9 përqind në 9 muajt e vitit 2017. Ekonomia e vendit pritet të ndjekë një trajektore rritëse të qëndruese dhe kështu parashikohet të jetë edhe viti 2018, i cili pritet të mbyllë diferencën e potencialit ekonomik. Kjo rritje ka ardhur nga zhvillimi i sektorëve, të gjithë sektorët janë në rritje me përjashtime shumë të vogla. Rritja ekonomike efekt pozitiv direkt nga eksportet. Varfëria është një problem i madh për Shqipërinë dhe rajonin. Por të merresh me të varfrit është infantile, por të merresh me atë që e shkakton varfërinë është e nevojshme. Në 2012 varfëria ka arritur kulmin, sipas raporteve të Bankës Botërore dhe shifrat janë kokëforte. Konsumi i popullatës është rritur me 3.5 përqind. Ndërtimi është financuar nga rritja e kredisë me 67 përqind. Huat e reja për pasuritë e paluajtshme janë rritur me 8 përqind. Lejet e ndërtimit, ka ca baza për të dhënë lejet e ndërtimit. Vlera e lejeve të ndërtimin në 2017 është 260 milionë dollarë, sipas INSTAT. Vendi nuk është më aq i varfër sa ka qenë në 2012, ka shumë nevojë në punë, por e vërteta e shifrave është kjo”, tha ministri Ahmetaj.

Top Channel

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Arrat mund ta përmirësojnë kujtesën

Ngrënia e arrave mund ta përmirësojë performancën në testet e funksioneve kognitive, duke i përfshirë testet për kujtesën, përqendrimin dhe shpejtësinë e...

Një truk i cili ju garanton krepa më të buta

Falë këtij truku, gjithmonë do të gatuani krepa të shijshme! Nga receta standarde dallohet vetëm në mënyrën e shtimit...

LG V60 ThinQ 5G lansohet zyrtarisht me ekran të dyfishtë

LG kanë qenë të qëndrueshëm në shtytjen e aksesorit Dual Screen për mjaft kohë, pasi prodhuesi Korean nuk ka ende pajisje të...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike: Në Kosovë nuk ka koronavirus

Nga data tetë e këtij muaji deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej...

Thaçi takohet me Pompeon, ja çfarë u bisedua

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Departamentin Amerikan nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Thaci ka treguar...