Ahmeti e “thumbon” edhe presidentin Thaçi

Mos i humb

“Po me vjen mirë që po të pengojnë takimet e mshefta të Ramush Haradinjat sepse ti i ke bërë me Vuçiqin”, kështu thumbon i pari i Prishtinës, presidentin e vendit Hashim Thaçin në konferencën ku po diskutohet për dialogun me Serbinë.

Ahmeti me teje ka thënë se arsyeja pse Kosova ka mbetur e izoluar është krimi dhe korrupsioni në vend.

“Pse jemi të izoluar sot ka arsye sepse ka të bëjë më korrupsion, krim të organizuar dhe mungesë të zhvillimit ekonomik”, tha Ahmeti.

Ndërsa, presidenti Thaçi ka replikuar duke thënë se nuk ka pasur takime sekrete, siç tha ai ato kanë qenë çdo herë në sy të ndërkombëtareve.

Më tutje, sa i përket izolimit të vendit Thaçi ka ftuar të gjithë të ju bashkohen konvensusit  për tejkalimin e izolimit të vendit.

“Me respekt kryetar, takim sektet nuk ka ndodhur asnjëherë, ato që knë qenë kanë qenë në sy të ndërkombëtarëve.

Po luftojmë të gjithë për tejkalimin e izolimit, përgjegjësinë ta merr secili që e ka. Nuk akuzoj askënd por ftoj të gjithë për një koncensus për tejkalimin e izolimit të vendit”, tha Thaçi.

Ndër të tjera, Thaçi iu është drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje që ti fitoj zgjedhjet sepse askush nuk ia ndalon.

“A është kjo qeveri apo tjetra më e mirë nuk me takon mua, mua me mbetet vetëm ta respektoj secilin vendim që merret nga partitë politike. Fitoj zgjedhjet kush nuk ta ndalon”, tha Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit