Aksident hekurudhor në Austri, 54 të lënduar

Mos i humb

Pesëdhjetë e katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti hekurudhor në qytetin Salzburg të Austrisë.

Televizioni shtetëror austriak ka njoftuar se dy trena që vinin nga Zvicra dhe Venecia janë përplasur pranë stacionit të trenit Salzburg.

Drejtuesja e trenit që vinte nga Zvicrra, Susanne Fried, tha se “Nuk kemi të lënduar me rrezik jete”, duke vënë në dukje se njerëzit janë lënduar si pasojë e bagazheve që janë rrëzuar nga përplasja e trenave.

Ndërkohë, duke cituar zyrtarë të kryqit të kuq, në lajmin e televizionit shtetëror bëhet e ditur se në aksident janë lënduar 54 persona, disa prej të cilëve janë dërguar në spitalet në afërsi.

Ende nuk janë dhënë informacione në lidhje me shkakun e aksidentit, por njoftohet se ekspertët janë duke e hetuar rastin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit