Arabia Saudite formon qendër të medias për gazetarët që ndjekin haxhin

Mos i humb

 

Ministri i Medias i Arabisë Saudite, Avvad bin Salih el-Avvad, ka theksuar se ministria këtë vit ka formuar qendra të medias në Mekë, Mina, Arafat dhe Muzdelife për të pritur gazetarët nga brenda dhe jashtë vendit.

“Ministria këtë vit ka formuar qendra të medias në Mekë, Mina, Arafat dhe Muzdelife për të pritur gazetarët nga brenda dhe jashtë vendit. Këto qendra janë të pajisura me mundësitë teknike që gazetarët mund të kenë nevojë”, tha Avvad, i cili vizitoi radiot, televizionet dhe qendrat e agjencisë zyrtare të lajmeve në Mina, Arafat dhe Muzdelife, duke inspektuar përgatitjet që po kryhen për prtijen e mediumeve që do të ndjekin adhurimin e haxhit.

Arabia Saudite këtë vit ka pritur si mysafirë mbi 800 gazetarë nga jashtë për periudhën e haxhit dhe ka siguruar shumë lehtësime për mediumet, tha Avvad, duke shtuar se gjashtë radio shtetërore dhe radio ndërkombëtare realizojnë programe ditore dhe lajme në dhjet gjuhë në lidhje me haxhin, ndërsa 16 kanale digjitale transmetojnë drejtpërdrejtë në nivel botëror haxhin për 24 orë në gjashtë gjuhë.

Avvad shtoi se qeveria duke zgjeruar vendet e shenjta dhe me ndërtimet gjigante ka siguruar që mulslimanët e ardhur nga katër anët e botës të kryejnë adhurimin e haxhit më lehtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit