Arabia Saudite sjell orë policore për ta luftuar koronavirusin

Mos i humb

Arabia Saudite ka vendosur të zbatojë orë policore në përpjekje për ta frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), (AA).

Ora policore do të zbatohet për 21 ditët e ardhshme duke filluar nga ora 19:00 deri në ora 06:00 sipas një dekreti të firmosur nga Mbreti Salman bin Abdulaziz, raportoi agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA.

Masa përjashton ata që punojnë në institucione të rëndësishme, siç janë ato të sigurisë dhe shëndetit.

Arabia Saudite deri më tani ka konfirmuar 511 raste me COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit