Armeni, qeveria refuzon takim me liderin e lëvizjes opozitare

Mos i humb

Kryeministri i përkohshëm i Armenisë, Karen Karapetyan refuzon kërkesën për takim të liderit të lëvizjes opozitare, deputetit Nikol Pashinyan.

Zëdhënësi i Karapetyan-it, Aram Araratyan tha se kërkesa për takim të Pashinyanit nuk është ndryshe nga kërkesa e mëparshme. “Përgjigjja e Karapetyan-it është ajo si e mëparshme. Nuk mund të pranohen negociatat ku pala e vetme përcakton rendin e ditës kurse pala tjetër nuk mund të propozojë axhendën e saj”.

Duke theksuar se negociatat nuk ofrojnë mundësinë për një zgjidhje, Araratyan kërkoi që Pashinyan të pranojë kërkesën e presidentit të Armenisë, Armen Sarkisyan për negociata me pjesëmarrjen e përfaqësuesve politikë parlamentar dhe joparlamentar.

Kërkesat e Pashinyan-it

Dy ditë pas dorëheqjes së ish kryeministrit të Armenisë, Serzh Sargsyan më 23 prill, u njoftua se do të takohen lideri i lëvizjes opozitare Pashinyan dhe kryeministri i përkohshëm Karapetyan.

Pashinyan, i cili para takimit vendosi kushtin që negociatat të zhvillohen përpara kamerave tha se: “Sargsyan ka dhënë dorëheqje. Dua t’iu uroj fitoren e parë të madhe të ‘Revolucionit Velvet’. Por, në axhendën tonë ka edhe çështjet tjera. Parlamenti do të zgjedh si kryeministër kandidatin që e propozon populli. Më pas kryeministri i përkohshëm do të themelojë qeverinë e përkohshme. Më pas në Armeni, në një kohë sa më të shkurtër të mundshme do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”.

Opozitarët me zgjidhjen e Sargsyan-it si kryeministër, i cili që nga viti 2008 e kishte ushtruar detyrën e presidentit për dy mandate, filluan prostesta duke e akuzuar Sargsyan-in me qeverisje të keqe të shtetit dhe për dëmtimin e ekonomisë së vendit.

Me shtimin e protestave, Serzh Sargsyan dha dorëheqje me ç’rast tha se lideri i lëvizjes opozitare Pashinyan kishte të drejtë.

Me ndryshimet kushtetuese që u bënë më parë në Armeni, ishin rritur kompetencat e kryeministrit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit