Trump: Takim historik mes dy Koreve

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se po zhvillohet një takim historik në mes të Koresë së Veriut dhe të Jugut dhe se po ndodhin gjëra të mira.

Trump nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter tha se pas një viti përplot me testime bërthamore dhe me raketa, po mbahet një takim historik në mes të Koresë së Veriut dhe të Jugut. “Po ndodhin gjëra të mira, por vetëm koha do të tregojë”, ka shkruar ai.

“Lufta e Koresë po përfundon, SHBA-ja dhe njerëzit e saj të mrekullueshëm duhet të jenë krenarë me ato që po ndodhin në Kore”, ka shtuar ai.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in sot u takuan në zonën e përbashkët ndërkufitare të sigurisë Panmunyom dhe nga ky samit historik doli vendimi për paqe.

Liderët e të dy shteteve në një deklaratë të publikuar pas samitit, njoftuan se është arritur marrëveshja për denuklearizimin e gadishullit si dhe për fillimin e takimeve në mënyrë që armëpushimi aktual të shndërrohet në një marrëveshje të përhershme të paqes.

Të dy shtetet që nga armëpushimi i nënshkruar në vitin 1953, zyrtarisht ende janë në gjendje lufte./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit