ATK: T’i stimulojmë qytetarët që t’i bëjnë pagesat në mënyrë vullnetare

Mos i humb

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me organizatën GIZ, ka mbajtur një konferencë, me ç’rast kanë prezantuar rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2017 lidhur me “transparencën, efikasitetin, korrektësinë dhe shërbimet e ATK-së”.

Raporti tregon se në përgjithësi tatimpaguesit janë të kënaqur me disponueshmërinë dhe cilësinë e informacionit nga ATK-ja.

Ne kemi krijuar kushte brenda ATK-së për të bërë përmbujshen më të lehtë dhe po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që të sillemi në atë mënyrë qe të fitojmë besimin e publikut për të administruar sistemin tatimor në mënyrë të drejtë dhe transparente,kështu u tha në konferencë nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri.

Ai shtoi duke thënë se ATK është duke punuar në atë drejtim që të lehtësojë përmbushjen e vullnetarëve të tatimpaguesve që shmangin pagesën e tatimeve.

“ATK është e orientuar drejt ofrimit të shërbimeve elektorale, krijimit të aplikacioneve që e lehtësojnë përmbushjen e vullnetarëve të tatimpaguesve,përsosjes së analizës së riskut në përzgjedhjen e tatimpaguesve që potencialisht shmangin pagesën e tatimeve dhe perdorimi i forcës së Ligjit ndaj atyre që bëjnë evazion fiskal duke rrezikuar konkurrencën e drejt të tatimpaguesve të ndershëm. Prioritet është luftimi i informalitetit në Ksovovë, posaqërisht të ekonomisë së hirtë ku ka përgjegjësi ATK” , tha Imeri.

Ndërkaq Kadir Jogiste udhëheqëse e GIZ Projektit për Reformë në Sistemin e Financave Publike në Kosovë, tha se sa i përket ankesës së tatim paguesve jemi të kënqur që ATK po bënë përpjekje drejt përmirësimit të raportit në mes ATK-së dhe Tatimpaguesve që ka të bëjë me lidhjen e besimit ndërmjet tyre.

“Në 2011 kemi filluar bashkëpunimin me ATK dhe dua të them që do të vazhdojmë bashkëpunimin me partnerët aktual në vitin 2019-20 dhe sa i përket ankesës së tatimpaguesëve jam e kënaqur që ATK po bënë përpjekje drejt përmirësimit të raportit në mes Administratës Tatimore dhe Tatimpaguesëve ka të bëjë me ndërtimin e besimit në marrëdhëniet e tatimpaguesëve sepse nuk jemi për t’i zënë ata që të mos t’i paguajnë tatimet, por t’i stimulojmë që t’i bëjnë pagesat në mënyrë vullnetare, gjithashtu kjo anketë tregon për shërbime të përmirësuara nga ana e ATK-së”, tha Jogiste”, u shpreh Jogiste.

Sipas anketës këto janë disa nga aspektet që ndikojnë në mos përmbushjen e obligimeve tatimore

  1. Menagjimi i dobët i parave të tatimpaguesve nga qeveria
  2. Mospagesa e tatimeve nga konkurrenca
  3. Perceptimi i evazionit në shkallë të lartë nga të pasurit dhe të fuqishmit
  4. Sistemi aktual tatimorë
  5. Normat e interesit për tatimet e vonuara

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit