Ballina Islam Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër ju uron festën e Kurban Bajramit

Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër ju uron festën e Kurban Bajramit

181
0

Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër u ka uruar të gjithë besimtarëve muslimanë festën e Kurban Bajramit.

Me anë të një mesazhi, në këtë ditë të shnuar për të gjithë muslimanët, kryetari i UISHZ Fehim Abazi ka kërkuar më shumë tolerancë, mirëkuptim dhe respekt.

Urimi i plotë

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, dhe në emrin tim personal t’u uroj festën e Kurban-Bajramit. E cila vjen si rezultat i kryerjes së Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, dy obligime themelore në Islam, të cilat kryhen në kohë të caktuar dhe në mënyrë të caktuar. Me të cilat shfaqet mëshira e Allahut për besimtarët. Haxhi dhe kurbani determinojnë secila në mënyrën e vet vlerat më fisnike e më madhore për individin dhe shoqërinë.

Kurban Bajrami është festë që ka në vete vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, me vete bart porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarënjerëzore.

Në këtë ditë feste madhështore thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më humanë e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri-tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë.

Ashtu siç u shpërndan qielli mëshirë e prodhimtari tokave që i përshkon, ashtu edhe njerëzit bujarë që ndihmojnë të tjerët bëhen pretekst që mëshira e Allahut të shkojë te nevojtarët, jetimët dhe të vetmuarit.

Allahu xh. sh. thotë:

“O njerëz! Të gjithë ju jeni, para Allahut, të varfër dhe nevojtarë! Vetëm Allahu është i pasur dhe i denjë për lavdërim. “(Fatir-15)

Në këtë ditë feste e gëzimi, thërras të gjithë besimtarët, që në zemrën dhe shpirtin e tyre të shndrit besimi i sinqertë. Besimi i cili motivon dhe fuqizon zemrat tona për unitet dhe vëllazërim mes njerëzve. Porosis që në mes nesh të mos ketë divergjenca e interesa parciale të çfarëdo lloji qofshin ato. Të bashkojmë forcën e besimit, atë intelektuale, guximin për të ecur përpara të sigurt, kjo është edhe porosia e Kurban – Bajramit e cila qëndron fuqishëm mbi parimet Kuranore dhe porositë e Muhamedit a.s, mbi unitetin ku Allahu thotë:

“…Mos u përçani ndërmjet veti, se do të dobësoheni e do të humbni fuqinë tuaj…”(Kuran VIII: 46)

Të nderuar besimtar!

Dëshiroj që në emër të Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër edhe njëherë t’u uroj festen e Kurban-Bajramit të gjithë vëllezërve e motrave tona këtu në Zvicër , kudo që ata gjenden.

Në këtë festë të madhe, duke e lutur Allahun për unitet, mirëkuptim, tolerancë, mirëqenie, harmoni, begati, lumturi e mbarësi për të gjithë njerëzit.

Me respekt

Fehim Abazi, kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here