BE bie dakord për shtyrjen e Brexit-it

Mos i humb

Ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord për shtyrjen e Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga BE-ja, por nuk do të vendosin për datën e saktë deri javën e ardhshme. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, u shpreh se puna për këtë çështje do të vazhdojë në ditët në vijim.

Bisedimet u zhvilluan pasi kancelari britanik, Sajid Javid, pranoi se afati i 31 tetorit për Brexit-in nuk mund të përmbushet. Ligjvënësit britanikë pritet të shqyrtojnë të hënën shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga kryeministri Boris Johnson.

Gjatë ditës së djeshme Johnson u shpreh se do të zhvillonte zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor nëse BE-ja e shtyn Brexit-in deri më 31 janar. Britania ka vendosur të largohet nga BE-ja në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

Palët kanë arritur dy marrëveshje, por asnjëra nuk ka gjetur mbështetje të mjaftueshme në Parlamentin britanik.

Kundërshtimet kanë të bëjnë kryesisht me politikat që do të zbatohen në kufirin me Irlandën, pas Brexit-it. Britania është paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike nëse e lë BE-në pa marrëveshje. Kjo është shtyrja e tretë e afatit për Brexit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit