Bëhet gati ligji që kundërshtohet nga FMN

Mos i humb

Të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit do tu jepet mundësia përmes një amnistie fiskale e cila do të shtrihet në një afat 1 vjeçar. Qeveria synon inkurajimin e qytetarëve të deklarojnë vullnetarisht pasuritë, me qëllim të ligjësimit të tyre dhe formalizimit të aktiviteteve të krijuara gjatë 30 viteve të fundit.

Qeveria nisi konsultimet publike të kësaj amnistie pavarësisht se FMN tha se “ajo mund të minojë nënshtrimin ndaj taksave dhe se duhet të ketë sisteme efikase për të dalluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe korrupsion.”

Qytetarët do ta kryejnë këtë proces përmes një formulari dhe paratë cash sipas projektligjit depozitohen në llogari bankare të bankave të nivelit të dytë.

Ndërsa për pasuritë e tjera, të detyrueshme për t’u regjistruar, ndiqen procedura e regjistrimit në hipotekë.

Në amnisti përfshihen edhe bizneset përmes ri-deklarimit të detyrimeve apo kapitaleve të veta të pasqyrave financiare të shoqërisë.

Amnistia nuk do të jetë falas por përfshin një tatim të posaçëm për pasuritë që do të deklarohen. Ky tatim do të shkojë në llogarinë e ministrisë së financave.

Në rastet e deklarimit vullnetar të shumave në të holla dhe të depozitimit të tyre në llogaritë bankare, banka mban një tatim të posaçëm prej: 5 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit; 7 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e dytë. 10 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e tretë.

Paratë apo pronat e pa-luajtshme nuk do të shërbejnë si indicie apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe administrativ të këtyre atyre që do të përfshihen në amnisti por është një listë e gjatë e atyre që përjashtohen nga amnistia.

Përjashtohen nga zbatimi i këtij ligji: Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, i gjithë kabineti qeveritar, të gjithë drejtuesit e organeve të drejtësisë, të gjithë drejtuesit e pushtetit vendor, drejtuesit dhe komandantët e forcave të armartosura, drejtuesit e SHISH,prokurorët dhe gjyqtarët, drejtorët e tatimeve dhe doganat përfshi të gjithë strukturën e vettingut në drejtësi si dhe të gjitha subjektet e ligjit të OFL përfshi të përfshirët në financim terrorizmi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit