Bëhuni gati për të skijuar në Zvicër

Mos i humb

Vendpushimet në Zvicër pritet të pushtohen nga vizitorët, pasi këtë fundjavë temperatura do të bien nën zero.

Temperaturat në viset malore në mbi 1500 metra do të jenë -9 gradë Celsius, ka njoftuar “Meteo Suisse”.

Të shtunën shumë zona të Zvicrës do të përjetojnë një “ditë akulli”, që do të thotë se temperaturat nuk do të jenë plus. I ftohti do të mbretërojë edhe në disa vende me fusha në Zvicër.

Trashësia e borës në disa vende do të jetë deri në 50 centimetra.

Ky lajm është i mirë për vendpushimet e skive në Zvicër, që shpresojnë të shmangin përsëritjen e dy viteve të fundit, kur nuk ka pasur rënie të konsiderueshme të borës para janarit.

Vitin e kaluar, Zvicra përjetoi dhjetorin më të thatë për 150 vjet./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit