Belgjikë, mbi 19 mijë të infektuar dhe 1.447 të vdekur nga COVID-19

Mos i humb

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë është rritur në 19.691, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 1.447.

Qendra belge e Krizave deklaroi se në 24 orët e fundit, numri i pacientëve të shtruar në spital është rritur në 5.735, përfshirë 1.261 në kujdes intensiv.

Në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve është rritur për 164, kurse i të infektuarve me 1.260.

Numri i përgjithshëm i personave të konfirmuara me koronavirus në vend aktualisht është 19.691.

Gjithashtu theksoi se nga 15 marsi 3,751 persona ishin shëruar.

Ministri belg i Buxhetit, David Clarival, tha se autoritet kanë për qëllim rritjen e kapaciteteve ditore të testimit prej 40-50 mijë.

Clarinval tha se vendi është duke planifikuar që “gradualisht” t’i kthehet procesit të normalizimit, duke shtuar se ndikimi ekonomik do të jetë shumë më serioz se kriza financiare e vitit 2008.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit