Bërnabiç “kërcënon” me përdorim të Ushtrisë së Serbisë ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës

Mos i humb

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, deklaroi sot me rastin e shpalljes së formimit të Ushtrisë së Kosovës se shpreson që Serbia nuk do të përdorë ushtrinë e saj dhe shtoi se kjo është një nga opsionet e saj.

“Unë shpresoj se kurrë nuk do të duhet të përdorim ushtrinë tonë, por për momentin është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shikojmë spastrime të reja etnike dhe stuhi të reja, megjithëse Edi Rama u bën thirrje atyre”, tha Bërnabiç për gazetarët në Qeverinë e Serbisë. Ajo tha se të gjithë krerët europianë do të pyesin se çfarë do të bënin nëse do të ishin në vendin e saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit