Bien dëshmorë dy ushtarë turq në Diyarbakir të Turqisë

Mos i humb

Dy ushtarë turq kanë rënë dëshmorë dhe pesë të tjerë janë plagosur sot, kur një pajisje improvizuese e vendosur nga terroristët e PKK-së shpërtheu në krahinën juglindore Diyarbakir.

Incidenti ndodhi kur forcat turke të sigurisë kryen një operacion kundër terroristëve të PKK-së në rrethin Dicle të Diyarbakir-it, bëri të ditur zyra e prefektit.

Po ashtu bëhet e ditur se pesë ushtarë, duke përfshirë dy në gjendje të rëndë, janë dërguar në spitalin shtetëror Selahaddin Eyyubi.

PKK- ja, e emëruar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.

Që atëherë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 1.200 personave të sigurisë turke dhe civilëve, duke përfshirë gratë dhe fëmijët./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit