“Brexit”, BE përsërit: Jo rinegociim të marrëveshjes!

Mos i humb

Udhëheqësit e Bashkimit Europian e kanë ripërsëritur faktin se marrëveshja e arritur për “Brexit”-in nuk është e hapur për rinegociim, pavarësisht apeleve të dëshpëruara të kryeministres britanike, Theresa May.

Shefja e “Downing Street” kërkoi garanci ligjore sa i përket çështjes së kufirit mes Republikës së Irlandës, pjesë e BE-së, dhe Irlandës së Veriut, pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, që do ta ndihmonin atë të kalonte marrëveshjen për votim në Parlament, vetëm pak pasi e shtyu procesin e parashikuar të ndodhte në Dhomën e Komunëve, për të shmangur humbjen.

Kryeministrja tha se marrëveshja do të vihej në rrezik, nëse shqetësimet e deputetëve britanikë nuk do të adresoheshin.

Por, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se mund të ofrohet çdo lloj qartësimi, përveçse rinegociim. Ai nxiti shefen e Britanisë së Madhe të qartësonte më shumë atë çfarë kërkon, duke shtuar se Komisoni do të publikojë informacione më 19 dhjetor sa i përket përgatitjeve të tij për një “Brexit” pa marrëveshje.

May u nis menjëherë drejt Brukselit, pasi fitoi mocionin e mosbesimit për kreun e konservatorëve britanikë, për t’u bërë një thirrje speciale udhëheqësve të BE-së në samitin e djeshëm, edhe pse disa diplomatë e përshkruan performancën e saj si “të keqe” dhe “të mjegullt”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit