Britani, arrin në 1.019 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Me 260 vdekje të reja të shënuara në një ditë në Britani të Madhe ka arritur në 1.019 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19).

Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik të Britanisë, numri i të vdekurve nga 759 është rritur në 1.019.

Me 2.510 raste të reja numri i të prekurve ka arritur në 17.089, ndërkohë që deri më tani janë testuar 120.776 persona.

Ministri i Shtetit përgjegjës për Skocinë, Alister Jack tha se është vendosur në karantinë për shkak se tek ai janë shfaqur simptoma të virusit.

Ndërsa dje u njoftua se kryeministri britanik, Boris Johnson dhe ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock rezultuan pozitiv në testet për Covid-19.

Gjithashtu edhe princi Charles më 25 mars u njoftua se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin. 

Qeveria britanike në fillim ndoqi strategjinë “e përphapjes në mënyrë të kontrolluar të virusit me qëllimin për fitimin e imunitetit shoqëror”, ndërsa më pas ajo u tërqoq pas kritikave dhe raportimeve se numri i të vdekurve mund të arrijë në 227 mijë.

Me vendimet e marra, të hënën u vendosën kufizime për daljen e popullatës nga shtëpitë ndërsa u mbyllën të gjitha bizneset përveç marketeve dhe farmacive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit