Britani, përkrahësit e PYD/PKK-së pushtojnë stacionet e trenit

Mos i humb

Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK kanë pushtuar stacionet e trenit në Londër dhe në Manchester të Britanisë së Madhe.

Simpatizantët e PYD/PKK-së të cilët brohorisnin slogane kundër Turqisë dhe mbanin në duar posterë të udhëheqësit të organizatës terroriste Abdullah Öcalan, bllokuan lëvizjen e qytetarëve me orë të tëra në Londër dhe Manchester.

Simpatizanët për shkak të problemeve të shkaktuara shumë herë u përballën me policinë britanike. Ata pothuajse pushtuan stacionet e trenit King’s Cross në Londër dhe Piccadilly në Manchester.

Ata në duar mbanin lecka të bardha që simbolizonin organizatën terroriste dhe pankarta kundër Turqisë dhe operacionit “Dega e Ullirit”.

Përkrahësit e organizatës terroriste, duke mos i marrë në konsideratë paralajmërimet e forcave të sigurisë, shkaktuan largimin nga zona dhe frikë te familjet të cilët udhëtonin së bashku me fëmijët e tyre. Për shkak të pushtimit të stacioneve të trenit, në trafik dhe transportin publik ndodhi ndërprerje me orë të tëra.

Pas mbylljes për afro tre orë të stacionit të trenit Piccadilly në Manchester, ai u rihap përsëri në ora 16:00 sipas kohës lokale.

Polici britanik i transportit Mark Cleland, në një deklaratë lidhur me çështjen tha se “Personat e përfshirë në rastin e pasdites do t’u nënshtrohen hetimeve të rënda, paraburgimit dhe gjykimit”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit