Bytyqi: Kuadrot e dëshmuara e bëjnë UP-në institucion prestigjioz

Mos i humb

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, tha sot se synojnë që në Universitetin e Prishtinës të angazhojnë edhe kuadrot e dëshmuara me punë kërkimore shkencore jashtë vendit, e që e bëjnë UP-në një institucion prestigjioz dhe të preferuar për të gjithë.

Ai këto komente i bri gjatë një takimi me një grup studentësh, të angazhuar për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare të Studentëve të Universitetit të Prishtinës me temë

“Edukimi në Ndërmarrësi”, me të cilët bisedoi për aspekte përmbajtësore e organizative të kësaj konference, në të cilën do të marrin pjesë edhe studentë të universiteteve nga vende të ndryshme.

Ministri Bytyqi me këtë rast, ka përgëzuar për organizimin e kësaj ngjarje ndërkombëtare, për të cilën tha se është një rast i mirë që të dëshmojmë se dimë dhe mundemi të organizojmë konferenca të nivelit të tillë ndërkombëtarë.

“Ne ndjehemi krenarë vazhdimisht kur dëgjojmë edhe për sukseset e studentëve tanë kudo në evenimente shkencore dhe përkrahja jonë nuk do të mungojë, në punën e tyre kërkimore shkencore, por edhe organizative siç është ky rast” , tha ministri Bytyqi.

Këshilli Shkencor për vlerësimin e ekstrakteve të kumtesave do të jetë i përbërë nga profesorë të Universitetit të Prishtinës, si dhe dy profesorë nga Rusia dhe Bullgaria.

Ndryshe, konferenca do të mbahet nga data 18 – 22 qershor të këtij viti në Prishtinë. Projekti implementohet nga UP-ja në bashkëpunim me OJQ “UPRIA “./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit