Çavusoglu: Turqia, kredi prej 5 miliardë dollarë për rindërtimin e Irakut

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi se Turqia do të ofrojë kredi të lehtësuar prej 5 miliardë dollarë për rindërtimin e Irakut.

Çavusoglu, i cili ka marrë pjesë në “Konferencën ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut” që zhvillohet në Kuvajt, në një postim nga llogaria e tij në Twitter ka thënë: “Në Konferencën ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut, ne kemi njoftuar se do të ofrojmë kredi të lehtësuar prej 5 miliardë dollarë për Irakun. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë irakianë si një partner fqinj, mik dhe i besueshëm”.

Në një prononcim për gazetarët në lidhje me konferencën para se të largohet nga vendi potencoi se do të ndërmerren hapa për pastrimin e Irakut nga terrorizmi i DEASH-it dhe rindërtimin e sërishëm të vendit. Çavusoglu tha se në takimet e zhvilluara disa vende kanë premtuar ndihma humanitare, investime dhe premtime në lidhje me çështjet e tregtisë.

“Që nga viti 2004 e deri më tani për Irakun kemi dhënë ndihmë humanitare dhe zhvillim në rreth 500 milionë dollarë. Gjithashtu janë edhe projektet e zhvilluara nga institucioni ynë TIKA. Ndërsa shuma e projekteve të ndërmarra nga kompanitë tona dhe vlera e projekteve të përfunduara është rreth 25 miliardë dollarë”, tha Çavusoglu.

Ai më tej tha se kanë dhënë një premtim për një kredi në vlerë prej 5 miliardë dollarë për investimet sidomos ato që firmat turke do të ndërmarrin në periudhën e ardhshme.

“Në të njëjtën mënyrë kemi premtuar për një ndihmë në kredi në vlerë prej 50 milionë dollarë për projektet që përfshijnë ndihmë humanitare dhe ato zhvillimore”, thotë Çavuşoğlu duke shtuar se duhet të rifitohet besimi i pjesës së përjashtuar në Irak dhe se zgjedhjet në të ardhmen janë një mundësi për këtë.

Sipas tij, krahas këtyre TIKA do të vazhdojë aktivitetet e saj në vend dhe se kompanitë turke do të nxiten që të vazhdonë të rrisin investimet dhe tregtinë në Irak. Çavuşoğlu tha se Turqia ka bërë të ditur shumën më të lartë deri në momentin para se të largohej nga Konferenca për Irakun.

– Mogherini: BE, 400 milionë euro për rindërtimin e Irakut

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila gjithashtu morri pjesë në samitin në Kuvajt, qëllimi i të cilit është grumbullimi i ndihmës për Irakun pas luftës kundër DEASH-it, deklaroi se BE-ja për stabilitetin dhe ndihmës humanitare të Irakut do të ndajë 400 milionë euro.

“BE-ja do të ndajë 400 milionë euro të cilat dedikohen për vendosjen e stabilitetit të Irakut dhe ndihmës humanitare për këtë vend. Kjo nuk do të jetë ndihmë individuale nga vendet e BE-së, por bëhet fjalë për mjete që do të ndahen drejtpërdrejt nga buxheti i BE-së”, tha Mogherini.

Ajo rikujtoi se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) gjatë vitit të kaluar mbështetën popullin irakian me 3.5 miliardë dollarë.

– Kuvajti ofron dy miliardë dollarë për rindërtimin e Irakut

Emiri i Kuvajtit, Shejh Sabah Al Ahmad Al Sabah, tha se vendi i tij do të japë një miliardë dollarë hua dhe një miliardë dollarë investime për ndihmë në rindërtimin e Irakut.

Al Sabah këtë e deklaroi të mërkurën në samit. Ky njoftim në mbledhjen në Kuvajt ishte i papritur, meqë jo shumë larg Iraku gjatë sundimit të Saddam Hussein-it sulmoi Kuvajtin.

Në samitin për rindërtimin e Irakut në Kuvajt, i cili filloi dje në kryeqytetin e Kuvajtit, marrin pjesë më shumë se 70 vende donatorë dhe rreth 2.300 kompani dhe organizata nga vende të ndryshme.

Ndryshe, Iraku prezantoi 157 pprojekte për rindërtim nga sfera e infrastrukturës, ujit, energjisë, ndërtimtarisë, teknologjisë. Zyrtarët irakianë theksojnë se për rindërtimin e pjesës perëndimore dhe veriore të vendit, të cilat u çliruan nga terroristët e DEASH-it, nevojiten 88.2 miliardë dollarë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit