Cilët hapa do të ndërmerrte SHBA-ja për ndalimin e aplikacionit kinez TikTok?

Mos i humb

Arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës, iu merrte para studentëve për provimet

Policia ka arrestuar një pedagog të Universitetit të Korçës, nën akuzat për korrupsion. Gazetarja raporton se në pranga ka...

Ish-shefi i Volkswagenit në gjykatë për serinë e dytë të akuzave

Gjykata gjermane ka vendosur se ish-drejtori ekzekutiv i Volkswagenit, Martin Winterkorn duhet të përballet me gjyqin për serinë e dytë të akuzave...

Lista e policëve që u arrestuan në aksionin e Karaçevës

Zyrtarët policorë që u prangosën sonte, në vend që të pengonin veprimtaritë ilegale si Zyrtarët policorë që u prangosën...

“Disiplinoni Damian Gjiknurin”, Halit Valteri: Shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për klounë politikë

Po mbahet në këto momente seanca e radhës e parlamentit të Shqipërisë. Deputeti Halit Valteri deklafroi në fjalën e...

Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha medieve se SHBA-ja do të ndalojë operimin e aplikacionit TikTok në vend.

Si mund të funksionojë ndalimin e këtij aplikacioni?

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zgjidhja e parë do të ishte që Apple dhe Google të hiqnin TikTok nga “dyqanet” e tyre në internet.

Kjo mund të arrihet nëse kompania kineze Bytedance kyçet në “listën e zezë” të Departamentit të Tregtisë, një taktikë e ngjashme e cila u përdor për të ndaluar Google, të ofrojë aplikacionet e saja për Huawei.

Ndërkohë, përdoruesit ekzistues nuk do të pranonin njoftime të reja si dhe instalime të azhurnimit të aplikacionit, megjithëse të njëjtit do ta kishin TikTok në telefonat e tyre.

Kështu, një alternativë më e lehtë do të ishte detyrimi i ofruesve të shërbimeve lokale të internetit që të bllokojnë qasjen në serverët e TikTok.

Kjo do të thotë se videot e publikuara në TikTok nuk do të mund të shikohen përmes faqes së saj të internetit.

India mori një masë të tillë, kur ndaloi TikTok dhe dhjetëra aplikacione të tjera kineze. Ndërkohë, përdoruesit kanë raportuar se nuk kanë mundësi të anashkalojnë bllokimin duke përdorur një rrjet virtual privat (VPN).

Ndërkohë ende nuk u bë e qartë se si Trump do të zbatonte një urdhër të tillë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Një qasje më ndryshe do të ishte ndalimi i instalimit të aplikacionit me urdhër ekzekutiv.

Kongresi tashmë ka votuar në favor të idesë, ndërsa Senati është ende nuk e shqyrtuar atë.

Një mundësi e mëtejshme mund të ndodh që Komiteti për Investime të huaja në SHBA (Cfius) – i cili kryesohet nga thesari i SHBA-së – të ndalojë vendimin e kompanisë Bytedance e cila e kishte blerë aplikacionin Musical.ly kohë më parë, përdoruesit e të cilit u shpërngulën në TikTok në vitin 2018.

Musical.ly ishte në pronësi të një kompanie kineze.

Mirëpo, Cfius ka fuqinë të monitorojë ndërmarrjet që potencialisht paraqesin rrezik të sigurisë kombëtare. Ndërkaq Bytedance nuk e deklaroi me qartësi përvetësimin e aplikacionit asokohe, sakaq komiteti ishte në gjendje të nisë një hetim.

Nëse Cfius kundërshton përvetësimin e Bytedance, i njëjti mund të urdhërojë kompaninë të mbyllë shërbimin e saj në SHBA.

Ndoshta TikTok do të lejohej të operonte në pronësi të ndryshme, madje edhe me ndryshime të brendit.

Kompania Microsoft, thuhet se po e shqyrton mundësinë e blerjes së aplikacionit, duke sugjeruar se tashmë ai do të mund të quhej “Microsoft Teens”.

Gjiganti i teknologjisë amerikane, do të dukej si një “kujdestar” më i besueshëm i të dhënave që grumbullon aplikacioni, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Kur u pyet për mundësinë e një marrëveshjeje të tillë, Microsoft nuk pranoi të komentojë.

Çfarë thotë kompania TikTok me këtë rast?

“100 milionë amerikanë kyçen në aplikacion për t’u argëtuar si dhe për të krijuar kontakte me njerëzit”, potencoi ndërmarrja.

“Kemi punësuar rreth 1,000 persona në ekipin tonë të SHBA-së vetëm këtë vit, dhe jemi krenarë që do të arrijmë të punësojmë edhe 10 mijë të tjerë”, thotë kompania.

“Të dhënat e përdoruesve të TikTok në SHBA janë të ruajtura në SHBA, me kontrolle të rrepta në aksesin e punonjësve. Investitorët më të mëdhenj të TikTok vijnë nga SHBA”, shprehet ekipi.

“Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve tanë, ndërsa vazhdojmë të punojmë që të sjellim gëzim, dhe mundësi për karrierë tek shumë frekuentues”, theksoi kompania TikTok.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kriza e koronavirusit/ Paralajmërimi i BE: Në disa shtete ka situatë më të keqe se në mars

EUROPË– Pandemia e koronavirusit ka krijuar një situatë shumë të vështirë që në fillim të këtij viti e duket se do të...

Republikanët sigurojnë votuesit amerikanë për tranzicion paqësor të pushtetit

Republikanët kanë reaguar me vendosmëri ndaj refuzimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u deklaruar rreth transferimit të pushtetit në mënyrë paqësore...

EULEX në aksion, bastisen zyrat e OVL-UÇK

Policë të armatosur të EULEX janë parë teksa kanë hyrë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtrare të...

Paris, sulm me thikë pranë “Charlie Hebdo”, plagosen 4 persona

Një person i armatosur me thikë ka sulmuar disa persona mëngjesin e së premtes në vendin ku më parë ndodheshin zyrat e...

“Jam dakord me Ilir Metën”, reagon Rama: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën si Vjosën kur ishte zv.shef i qeverisë...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir meta për Lumin Vjosë, ku ky i fundit theksoi se e ardhmja...