Daçiç: Kosova po kërcënon stabilitetin e rajonit

Mos i humb

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i ka quajtur institucionet shtetërore të Kosovës “institucione të përkohshme të vetëqeverisjes”.

Ai ka thënë se Serbia i qaset dialogut në Bruksel me ndershmëri dhe pa një “agjendë të fshehtë, derisa dialogu nuk po jep rezultatet e pritura “me fajin e Prishtinës”.

“Angazhimi ynë për një dialog të sinqertë dhe konstruktiv me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, me ndërmjetësimin e BE-së, fatkeqësisht nuk jep rezultatet e pritura dhe përsëris se Serbia ka bërë dialog në Bruksel me ndershmëri dhe pa” agjenda të fshehta”, tha Daçiç.

Sipas tij, Prishtina është treguar obstruktive dhe provokuese, “me mbështetjen e dukshme të disa fuqive të huaja”, dhe se duke zgjatur përmbushjen e detyrimeve të saj sipas marrëveshjes së Brukselit, minon dialogun dhe në këtë mënyrë kërcënon drejtpërdrejt stabilitetin e rajonit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit