Daçiç: Pacolli më tha “Mos ma prish punën”

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka paralajmëruar për sot tërheqjen edhe të një njohjeje për Kosovën.

Ai, gjatë një interviste me RTS-në është shprehur kritik ndaj atyre që kanë kërcënuar presidentin e tij, Aleksandar Vuçiç për shkak të Kosovës. Ai deklaroi se është në interesin e Serbisë dhe në radhë të parë të serbëve atje të zgjidhet problemi i Kosovës.

Pasi tha se të sharë e të kërcënuar “jemi të gjithë ne që marrim pjesë në bisedimet e Brukselit për Kosovën” shtoi se “Problemi i Kosovës nuk është çështje që duhet të mbetet në enciklopedi dhe tekste shkollore, por është problem i serbëve që jetojnë atje, por edhe i gjithë Serbisë”.

“Është me interes kombëtar që kjo çështje të zgjidhet, ndërsa kërcënimet (e ka fjalën për kërcënimet me jetë që iu bën presidentit Vuçiq për shkak të paralajmërimit të marrëveshjes me Kosovën – sqarim ynë) në lidhje me këtë jo vetëm që s’janë të dobishme, por i shkaktojnë dëme Serbisë”, tha Daçiç.

Ai po ashtu tha se nuk do të ketë ndryshim të formatit të delegacioneve që zhvillojnë negociatat e Brukselit.

“Me Vuçiçin në Dialogun e Brukselit jam tash gjashtë vjet dhe e di çfarë flasim dhe çfarë është interesi i Serbisë. Ne dëshirojmë të nxjerrim më të mirën të mundshme për Serbinë dhe mundësitë janë aty, nëse Perëndimi bën presion mbi palën e Prishtinës”, është shprehur Daçiç.

Sipas tij, Pacolli i ka thënë para të gjithë “Mos ma prish punën”, në lidhje me tërheqjen e njohjeve nga disa shtete.

Daçiç paralajmëroi edhe një tërheqje tjetër nga njohja e Kosovës.

të tregoj se sot do të kem edhe një lajm të ri. Gjatë disa muajve të fundit katër shtete kanë tërhequr njohjet, para disa vitesh edhe një, dhe sot do të jetë shteti i gjashtë”, që sipas tij do ta tërheq njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

Daçiç ka shtuar se ai që thotë se është vonë për ndarjen e Kosovës, ose që është kundër ndarjes, ose nuk e din si është situata në të cilën ndodhemi, ose ndoshta dëshiron që me luftë ta kthejmë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit