Disa kantone shkojnë një hap më tej: Nuk lejojnë mbi 100 veta në klube

Mos i humb

Kantonet Bazel-Stadt, Basel-Landschaft, Aargau dhe Solothurn kanë forcuar rregullat ndaj virusit korona.

“Për të mbajtur nën kontroll përhapjen lokale të virusit, janë vendosur masa mbrojtëse të mëtejshme”, thuhet në një mesazh nga kantoni Basel-Stadt.

Masat e reja janë marrë për restorante dhe kompani të ngjarjeve publike dhe private. Gjithashtu për bare dhe klube. Në vend të 300, tani vetëm 100 persona do të lejohen të qëndrojnë në secilin sektor.

Sidoqoftë, kufizimi i ri vlen vetëm nëse nuk mund të respektohen rregullat e distancës dhe nuk sigurohen masa mbrojtëse, siç janë maskat.

Shtrëngimi do të hyjë në fuqi të enjten dhe do të zbatohet deri në fund të vitit.

Siç thuhet në komunikatë, vendimet mbi kufizimet e reja u diskutuan me përfaqësuesit e institucioneve hotelierike dhe ato të klubeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit