Ballina Shëndetësi Disa përfitime shëndetësore nga hurmat e Arabisë, të cilat mund të mos...

Disa përfitime shëndetësore nga hurmat e Arabisë, të cilat mund të mos i dini

32
0

Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë largimin e kapsllëkut, përmirësimin e çrregullimeve të zorrëve, përmirësimin e shëndetit të zemrës, aneminë, problemet me ereksion, diarrenë, kancerin abdominal, etj.

Në fakt, përfitimet e tyre masive shëndetësore i kanë bërë hurmat një nga përbërësit më të mirë për zhvillimin e muskujve.

Sipas një studimi modern mjekësor, tani është e pranueshme që hurmat ndihmojnë në parandalimin e kancerit abdominal.

Myslimanët të cilët agjërojnë, shpeshherë e prishin agjërimin në iftar duke konsumuar hurma me ujë. Kjo iu ndihmon atyre që pas iftari të mos e teprojnë me ushqim, pasi që trupi fillon t’i absorbojë vlerat e larta nutricionale të hurmave dhe ndjenjat e urisë zhduken. Gjithashtu, edhe sistemi nervor përfiton shumë nga konsumimi i hurmave, sepse ato kanë sasi të larta të kaliumit.

Hurmat janë ushqim i ëmbël që mund ta rregullojnë edhe procesin e sistemit të tretjes. Ato mund t’i rrisin dukshëm nivelet e energjisë brenda gjysmë ore të konsumimit.

Ekspertët thonë se duke konsumuar një hurme në ditë, ju do ta mbroni edhe shëndetin e syve për tërë jetën./tesheshi.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here