Dosja 339/Prokuroria merr dëshminë e kreut të Hekurudhës Durrës

Mos i humb

Drejtori i Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi i cili rezultoi i përfshirë në përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane Bild është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rëndë, në kuadër të dosjes 339.

Në përgjimet e Bild, Dyrmishi u dëgjua teksa fliste me Astrit Avdylin, ish i dënuar për vrasje, ndërsa biseda e përgjuar rezulton në periudhën kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit. Burime të besuara thanë se javën e kaluar organi i akuzës ka marrë në pyetje 9 zyrtarë.

Javën e kaluar prokuroria për krime të rënda mori dëshminë e deputetit të PS, Ilir Ndraxhi emri i të cilit lakohet gjithashtu në përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman BILD. Në përgjimet e prokurorisë që u publikuan nga BILD, dëgjohet Astrit Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e ligjvënësit socialist, të cilin e informon se Iliri do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit