Dy gjykatëse në një karrige, reagon Gjykata Kushtetuese: Shumë shpejt do të kemi një qëndrim zyrtar

Mos i humb

Për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese mes gjykatëseve, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllarin pritet që ky institucion të nxjerrë një njoftim zyrtar për këtë çështje.

“Do të sqarojmë opinionin publik për këtë çështje”, është shprehur Evrin Papandili, sekretari i këtij institucioni.

Kuvendi i Shqipërisë sot ka miratuar me 97 vota pro projektrezolutën për Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi e quajti me anë të kësaj rezolute, shkelje, kalimin e afatit nga ana e presidentit Ilir Meta për të dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Ky pozicion ka sjellë përplasjen mes maxhorancës dhe Metës, ku Këshilli i Emërimeve në Drejtësi thotë se posti i anëtares i takon Arta Vorpsit, dhe ndërkohë Meta ka dekretuar Xhaferllarin, e cila është betuar dje tek Meta dhe sot ka shkuar në zyrë, ndërsa Vorpsi, u betua tek noteri dhe ia çoi Metës kopjen me Postë.

E ngërçi bëhet edhe më i madh, kur sot, të dyja gjyqtaret shkuan në punë, u paraqitën në Gjykatën Kushtetuese.

Meta u shpreh se Kushtetutën nuk mund ta përdhosin dhe theksoi mund të shpërndajë parlamentin vetëm me një dekret.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit