Dy Koretë arrijnë “marrëveshje të kënaqshme”

Mos i humb

Koreja e Veriut ka zbuluar se udhëheqësi Kim Jong-un ka arritur një “marrëveshje të kënaqshme” me zyrtarët vizitues të Koresë së Jugut në Phenian një ditë më parë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, Kim ka biseduar “me zemërgjerësi” me delegacionin e Seulit të udhëhequr nga shefi i Zyrës së Sigurimit Kombëtar, Chung Eui-yong, i cili u dërgua nga presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in, pas një niveli të paprecedent të bashkëpunimit gjatë Olimpiadës Dimërore të muajit të kaluar në Korenë e Jugut.

Raportimi i medias shtetërore të Koresë së Veriut sugjeroi se Moon së shpejti do të pranonte një ftesë për të vizituar personalisht Phenianin për një takim të parë ndër-korean në më shumë se një dekadë.

“Duke dëgjuar qëllimin e presidentit Moon Jae-in për një samit nga i dërguari i posaçëm (i Koresë së Jugut, Kim Jong-un) shkëmbyem pikëpamjet dhe arritëm një marrëveshje të kënaqshme”, thuhet në njoftimin e KCNA-së.

Ndërkohë, raporti i agjencisë së lajmeve shtetërore nuk iu adresua presidentit Moon për dialog midis Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, por përmendi se Kim shkëmbeu pikëpamjet se si të ulen tensionet në Gadishullin Korean.

Një pikë fundamentale midis Phenianit dhe Seulit, së bashku me Washingtonin, ka qenë këmbëngulja e Koresë së Veriut për zhvillimin e armëve bërthamore në kundërshtim me sanksionet globale.

Qëndrimi i Koresë së Jugut duket se është zbutur që kur Moon mori detyrën në majin e kaluar, me presidentin liberal që dëshironte të sjellë denuklearizimin nëpërmjet dialogut dhe jo duke këmbëngulur në parakushte të rrepta për bisedime.

I dërguari kryesor i Seuli, Chung Eui-yong, do të kthehet në Korenë e Jugut për të njoftuar zyrën presidenciale mbi rezultatet e udhëtimit para se të udhëtojë në SHBA për të informuar Washingtonin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit