E kërcënoi me jetë prokurorin Blakaj, policia vepron ndaj Shkumbin Demaliajt

Mos i humb

Deputeti i AAK- së, Shkumbin Demaliaj, është parë duke dalë nga njëri prej stacioneve të policisë në Prishtinë.

Mësohet se ai është marrë në pyetje nga Policia për deklaratat e tij kërcënuese ndaj ish-prokurorit special, Elez Blakaj.

Deputeti Demaliaj është parë duke dalë nga stacioni i Policisë.

Demaliaj më parë gjatë një interviste në televizionin publik ka kërcënuar ish-prokuorin Elez Blakaj, i cili ka hetuar listat e rrejshme të veteranëve, për të cilat akuzohet edhe Demaliaj.

Emri i deputetit të AAK- së është përmendur dje pasi u arrestua deputeti i Nismës Milaim Zeka, shkruan gazetaexpres. Ky i fundit u ndalua për shkak të kanosjes së prokurorit Afrim Shefkiu.

Prokuroria dje nga mediat është pyetur pse ndaj Demaliajt nuk po veprohet njëjtë sikur me Zekajn, pasi të dy kishin përdorur gjuhë kërcënuese ndaj dy prokurorëve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit