E para 80 vitesh, por me vlerë 20 milionëshe: Kjo është Porsche-ja më e vjetër në botë (foto)

Mos i humb

Sa do paguante një merakli për të pasur për vete Porsche-në më të vjetër në botë?

Ekspertët e vlerësimit të makinave besojnë se një shpirt entuziast me xhepa të thellë do të paguante mbi 20 milionë dollarë për antikun e famshëm të Porsche, të njohur si Tipi 64.

Nëse kjo blerje ndodh, do të ishte blerja më e shtrenjtë Porsche-së në historinë botërore.

Porsche-ja në fjalë do të dal në ankandin e Sotheby’s në muajin gusht.

E projektuar për gara, makina sportive e Tipit 64 në të vërtetë i paraprin krijimit të Porsche 356, e cila përuroi markën dhe e mbajti si kompani lider për pothuajse një dekadë.

Makina aktualisht është në pronësi të entuziastit të Porsche-së Thomas Gruber nga Vjena.

Inxhinierët dhe themeluesit e Porsche, Ferdinand Porsche, Ferry Porsche, fillimisht dolën me idenë për Tipin 64 në vitin 1939, por përfunduan projektin një vit më pas.

Karakteristikat e rrumbullakëta të automjetit pasqyrojnë popullaritetin e Volkswagen-it, që dominonte në atë epokë.

Megjithatë Tipi 64 kishte një detyrë: T’i siguronte fitore garuesit në një rrugë prej 1.500 kilometrash, në autostradën që lidhte Berlinin dhe Romën.

Por pushtimi i Polonisë nga Gjermania Naziste në shtator të vitit 1939 e pengoi garën, e cila nuk do të ndodhte kurrë.

“Pa Tipin 64, nuk do të kishte as Porsche 356, as 550, as 911,” thotë eksperti i makinave të ankandit Sotheby, Marcus Görig.

“Kjo është historia e origjinës së Porsche, makina që ka lindur legjendën e kompanisë. Ajo u ofron koleksionistëve një mundësi të papërsëritshme për t’u ulur në ulësen e ëndrrave të Ferdinand dhe Ferry Porsche.”

Në vitin 1948, Porsche debutoi makinën e saj të parë, Tipi 356, e cila u shfaq krah për krah me Tipin 64, në një paraqitje të hershme në Austri.

Garuesi Otto Mathé ishte i pari që bleu Tipin 64 nga kompania në vitin 1949. Ai përdori makinën e hershme sportive gjatë garave në fillim të viteve 1950 dhe e mbajti atë derisa vdiq në vitin 1995, dhe që atëherë makina iu shit familjes së pronarit aktual, Thomas Gruber. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit