Edhe 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 71 numri i të prekurve

Mos i humb

Gjykata Supreme në Maqedoninë e Veriut lë në fuqi vendimin, Gruevski duhet të vuajë 2 vite burg

Gjykata Supreme ka konfirmuar përfundimisht dënimin me 2 vite burg të ish- kryeministrit Nikola Gruevski duke hedhur poshtë ankimimin e tij për...

Pompeo: SHBA tërheq ambasadorin e saj në Kinë

Ambasadori amerikan në Kinë, Terry Branstad, është larguar mes përkeqësimit të marrëdhënieve bilaterale, njoftoi sekretari i amerikan Shtetit, Mike Pompeo.

“Rritje pagash”, Manastirliu: 600 mjekë dhe 2400 infermierë u punësuan me transparencë në 2 vite

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se 600 mjekë dhe 2400 infermierë u punësuan me transparencë në 2 vite. Mes të...

Zjarr në kodrën e Krastës, përfshihet nga flakët pylli me pisha

Një zjarr ka rënë në kodrën e Krastës në lindje të Elbasanit dhe është përfshirë nga flakët pylli me pisha.

Edhe tetë raste të tjera me COVID19 janë regjistruar sot në Kosovë, duke çuar numrin në 71 të infektuar.

Kjo u bë e ditur nga IKSHPK.

Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni.

Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

Nga data 08.02.2020 deri me 25.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e një (71) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Nga data 01.02.2020 deri me 25.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 18.027 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.306, Vërmicë 4.825, Jarinje 1.362, Dheu i Bardhë 1.010, Hani i Elezit 2.587, Kullë 1.151, Qafë Morinë 47, Bërnjak 521, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 25 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 445.982 raste të COVID-19 dhe 19.795 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga Kina (81.218), Italia (69.176), SHBA (59.966), Spanjë (47.610), Gjermani (35.740), Irani (27.017), Francë (22.304), Zvicër (10.537), Mbretëri të Bashkuar (8.227), Holandë (6.412), Austria (5.588), Belgjikë (4.937), Turqi (1.874), Greqi (821), Slloveni (528), Kroaci (442), Serbi (384), Maqedoni e veriut (177) , Shqipëri (146) dhe Mali i Zi (52).

Deri me 25 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej këto raste të vdekjes. Numri më i madh i rasteve të vdekjes: Itali (6.820), Spanjë (3.434), Francë (1.100), Mbretëri të Bashkuar (433), Holandë (356), Gjermani (185), Zvicër (149), Belgjikë (178), Turqi (44), Danimarkë (34), Austri (30), Greqi (22), Poloni (13), Hungari (10), Luksemburg (8), Shqipëri (5), Slloveni (5), Serbi (4), Bullgari (3), Maqedoni e veriut (3), Kroaci (1) dhe Mali i Zi (1).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Maskat transparente dhe ato me valvule, të rrezikshme për përhapjen e coronavirusit

Njerëzit që mbajnë maska plastike në fytyrë, ose edhe ato që janë të pajisura edhe me një valvul, mund të shpërndajnë spërkla...

Danimarka shtrin kufizimet antiCOVID-19 në të gjithë vendin! Rekord infeksionesh në Holandë

Danimarka do të shtrijë kufizimet antiCOVID-19, tashmë të vendosura në zonën e Kopenhagës, në të gjithë vendin dhe do të vendosë masa...

Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.247 vdekje, në Brazil 858, ndërsa...

Kryevirologu amerikan gati të vërë bast: Vaksina e sigurt në nëntor, por nuk përjashtohet edhe në tetor

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci është gati të vërë bast për një vaksinë efektive që do të jetë gati në nëntor ose dhjetor...

Facebook akuzohet se “po i vëzhgon” përdoruesit e Instagram-it përmes kamerave

Facebook Inc. përsëri po paditet për gjoja spiunim në përdoruesit e Instagram, këtë herë përmes përdorimit të paautorizuar të kamerave të tyre...