Ekstremistët gjermanë me lidership të ri

Mos i humb

Pas suksesit në zgjedhjet e shtatorit, Alternativa për Gjermaninë, f kundër emigrantëve, ka diçka tjetër për të festuar…një dyshe në lidership.

Lideri në detyrë, jorg Meuthen, është rizgjedhur në një kongres të partisë në Hannover. Atij iu bashkua në krye të partisë, Aleksander Gauland, që mori mbështetjen e delegatëve në kongresin e parë të AfD që pas hyrjes së saj në parlament.

Për Gauland, ky është një rikthim në postin që e ka mbajtur deri në 2015. 76 vjecari shkaktoi jo pak zemërim para zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit, kur tha se gjermanët duhet të ishin krenarë për atë cka ushtarët e tyre kishin arritur në dy luftëra botërore.

Kjo nuk e pengoi AfD të fitonte 94 vende në Bundestag. Hauland, zëvendëson në post Frauke Petry, që dha dorëheqjen për tu bërë anëtare e pavarur e parlamentit. Themeluar në 2013, si një mjet për të kundërshtuar planet e shpëtimit të eurozonës, AfD merrte në shkallë kombëtare rreth 3 për qind të votave, dy vite më parë.
Por, mbërritja e më shumë se 1.6 milionë refugjatëve në 2015-2016, e ndihmoi të shndërrohej në një parti anti emigrantë që tani ka vende në 14 nga 16 parlamentet rajonale të gjermanisë.

Gjatë fundjavës ndërkohë protestues anti AfD kanë marshuar në hanover me banderola në të cilat shkruhej Hanoveri kundër nazistëve dhe ngrihuni kundër racizmit. Ata denoncuan afd që pritet të bëhet opozita kryesore në gjermani nëse angela merkel bashkon forcat me martin schulz në një koalicion me bazë të gjerë. Përleshje madje shpërthyen mes disa demonstruesve dhe policisë të shtunën me disa të lënduar në temperaturat e acarta dhe të paktën 10 të arrestuar./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit