Emri/ Të shtëna me armë në Klos, raportohet për një të plagosur. Policia rrethon zonën

Mos i humb

Një person është plagosur me armë zjarri pak çaste më parë në fshatin Fshat të bashkisë Klos, në rrethin e Matit.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri po transportohet me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

“BalkanWeb” mëson se i plagosur ka mbetur shtetasi, Gëzim Zhuku, 68 vjeç. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por policia dyshon se 68-vjeçari  është plagosur me armë gjahu brenda banesës së tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit