Erdogan: Historia nuk do të harrojë kurrë gjenocidin e Srebrenicës

Mos i humb

Zeka: Do të ketë rënie të të hyrave buxhetore për vitin 2020

Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se është shumë herët të flitet për ndikimin që ka pasur...

Konfirmohen 13 të infektuar me koronavirus në burgun e Zaharisë

Në burgun e Zaharisë në Krujë kanë rezultuar 13 të dënuar pozitiv me Covid-19. Ndërkaq, ende nuk dihet gjendja...

Osmani: Shtesat për policë të domosdoshme për trajtim të drejtë dhe të dinjitetshëm

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka takuar sot kryetaren e sindikatës së policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe kryetarin e rajonit të...

Tragjedia në Bejrut, shkon në 135 numri i të vdekurve

Bejruti ende po llogarit dëmet e shkaktuara nga shpërthimet e së martës në portin e saj. Tashmë janë të konfirmuar 135 viktima...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se historia nuk do të harrojë kurrë gjenocidin e vitit 1995 në Srebrenicë, ku u masakruan mbi 8 mijë njerëz të pafajshëm.

“Gjenocidi i Srebrenicës, që ndodhi para syve të Europës dhe mori jetën e 8.372 njerëzve të pafajshëm, nuk do të harrohet gjatë gjithë historisë”, tha presidenti Erdogan.

Në postimin e tij, presidenti turk po ashtu i shprehu ngushëllimet e tij popullit boshnjak në 24 vjetorin e masakrës dhe uroi që Zoti t’i mëshirojë dëshmorët.

Mbi 8 mijë muslimanë burra dhe djem boshnjakë u vranë pasi në korrik të vitit 1995 forcat serbe në Bosnjë sulmuan Srebrenicën, e shpallur nga OKB-ja si “zonë e sigurtë”, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të zbatuar paqen.

Srebrenica u rrethua nga forcat serbe që po përpiqeshin të zhvatnin territore nga muslimanët dhe kroatët boshnjakë për të formuar shtetin e tyre.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shpallur Srebrenicën “zonë të sigurt” në pranverën e vitit 1993. Megjithatë, zona e OKB-së u pushtua nga trupat serbe të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç, që më vonë u shpall fajtor për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Trupat holandeze nuk arritën të vepronin, pasi forcat serbe pushtuan zonën duke vrarë rreth 2 mijë njerëz në një ditë të vetme më 11 korrik.

Rreth 15 mijë njerëz të Srebrenicës u strehuan në malet përreth, por trupat serbe i ndoqën dhe vranë 6 mijë prej tyre në pyje.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

U hodh në det pas shpërthimit, gjendet i gjallë pas 30 orësh punëtori i Portit të Bejrutit

Punëtori i Portit të Bejrutit u gjet i gjallë pas 30 orëve që kanë kaluar nga shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin e...

Kantoni i Cyrihut do t’i regjistrojë vetë të kthyerit nga vendet e rrezikut

Kantoni i Cyrihut mbledh të dhënat e kontaktit të të gjithë udhëtarëve që kthehen përmes rrugës ajrore nga vendet me rrezik të...

Liban, rritet në 154 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Portin e Bejrutit

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i së martës në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, është rritur në 154, njoftoi ministri i Shëndetësisë...

OKB: Sistemi shëndetësor në Shqipëri mund të shkojë drejt kolapsit.

Sistemi shëndetësor i Shqipërisë mund të kalojë në kolaps, për shkak të pandemisë. Dhe kjo nuk lidhet vetëm pasojat e koronavirusit, por...

Kimioterapia nuk rrezikon të prekurit me COVID-19

Tejmbushja e spitaleve, ankthi ndaj infektimit me Covid-19 dhe frika se kimioterapia mund të ulë mundësitë për të jetuar të pacientëve të...