Fajon del kundër idesë për shkëmbim territoresh, kritikon edhe Mogherinin

Mos i humb

Kundër idesë për ndyshimin e kufijve ka dal edhe eurodeputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.

Ajo në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ka kritikuar ashpër regjimin e presidentit serb, Vuçiq për ngufatjen e demokracisë. Ndërsa ka folur edhe për çështjen e ndryshimit të kufirit si zgjdihje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Eurodeputetja Fajon ka thënë se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini është duke u kritikuar për ditë e më shumë nga liderët e BE-së për qëndrimet rreth ndryshimit të kufijve.

“Çdo ndryshim kufiri është çështje shumë sensitive. Nuk e mbeshtes një ide të tillë sepse frikësohem se do të ketë efekt negativ në gjithë rajonin duke shkaktuar destabilizim. Kjo më brengos mua dhe shumë shtete brenda BE-së. Shpesh po dëgjoj që çdo ditë e më shumë liderët e BE’së po e kritikojnë qëndrimin e Mogherinit sepse ka edhe udhëheqës tjerë në Ballkan që duan ndryshimin e kufijve”, thuhet në citatin e Fajonit të një pjese të intervistës për “Danas”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit