Fëmijët sirianë ëndërrojnë për një “atdhe pa terror”

Mos i humb

Fëmijët e familjeve kurde siriane të cilët janë detyruar të ikin nga vendi i tyre për shkak të persekutimit të organizatës terroriste YPG/PKK dhe janë strehuar në Turqi, ëndërrojnë për ditët kur atdheu i tyre do të çlirohet nga terroristët.

Rreth 11 mijë fëmijë pjesa më e madhe të cilëve përbëhen nga kurdë sirianë që kanë ikur nga përleshjet në Ayn El Arap (Kobani) dhe Menbixh në Siri, vazhdojnë jetesën në qytetin e tendave të vendosur në provincën Suruç të qytetit turk Şanlıurfa, nga Autoriteti për Menaxhim me Urgjenca dhe Kriza pranë Kryeministrisë së Turqisë (AFAD).

Ndërsa 7 mijë fëmijë të cilët vazhdojnë arsimimin e tyre në qytetin tendë, pavarësisht nga fakti se u janë siguruar të gjitha mundësitë në Turqi, ndjejnë pikëllim për shkak se rriten larg nga vendi i tyre. Fëmijët rriten me mall për atdheun për shkak se nuk mund të kthehen në vendin e tyre nga presionet e organizatës terroriste YPG/PKK.

Sirianët që ndjekin zhvillimet në vendin e tyre nga mediat, shpresojnë që Operacioni “Dega e Ullirit” që zhvillohet në Afrin të rezultojë me sukses.

– Ëndrra e të gjithëve është e njëjtë

Seydo Murad, nxënës i klasës së pestë, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se, dëshiron që me familjen të kthehet në shtëpi, por për shkak se frikësohen nga organizata terroriste qëndrojnë në qytetin tendë.

Ndërsa Narin Bozan tha se kur ka filluar lufta fillimisht nga Damasku kanë ikur në Rakka, dhe më pas në Ayn el-Arap.

Duke theksuar se pasi që organizata terroriste DEASH ka sulmuar në rajon ashtu siç të tjerët edhe ato janë strehuar në Turqi, Bozan tha se: “Jemi një kohë të gjatë këtu dhe jemi mësuar. Shumë mirë kujdesen për ne, por ne pavarësisht nga çdo gjë dëshirojmë të kthehemi në vendin tonë. Edhe pse nuk mund të më kujtohet vendlindja shumë e dua”.

Ndërsa Mizgin Silo duke treguar se nuk mund të kujtohet saktësisht për vendin ku është lindur, tha se familja e tij i tregon çdo herë për vendlindjen.

Gjithashtu edhe Muhammed Ubeyd Suleyman jeton në qytetin tendë, ku ai thotë se ka shumë shokë dhe nuk ndjehet i huaj, ndërsa kur luajnë çdo herë e përmendin Sirinë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit