Forcat izraelite martiriziojnë dhe i rrënojnë shtëpinë të riut palestinez

Mos i humb

Forcat izraelite kanë martirizuar një të ri palestinez në qytetin Xhenin në veri të Bregut Perëndimor të okupuar, ndërsa më pas i kanë rrënuar një pjesë të shtëpisë.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se 22-vjeçari palestinez Ahmed Nasr Xherrar ka rënë dëshmor si pasojë e përleshjeve mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve në rajonin Vadi Birkin në perëndim të Xheninit.

Ndërkaq, dëshmitarët okularë thonë se ushtarët izraelitë kishin bllokuar me buldozerë shtëpinë e tij dhe kishin ndaluar hyrjen dhe daljen në rajon, duke hapur edhe zjarr.

Më pas, ushtarët izraelitë kanë rrënuar një pjesë të shtëpisë së dëshmorit palestinez.

Po ashtu, thuhet se mes forcave izraelite, që kanë ndërmarrë bastisje në qytet me shumë automjete ushtarake, dhe palestinezëve janë shfaqur përleshje, ndërsa ushtarët kanë penguar daljen e banorëve në rrugë në shumë lagje.

Më herët, policia izraelite përmes një njoftimi tha se disa persona janë plagosur si pasojë e përleshjeve mes forcave izraelite dhe palestinezëve në Xhenin, duke mos dhënë shpjegim për shkaqet e përleshjes./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit