Francë, një 16-vjeçare viktima më e re nga koronavirusi

Mos i humb

Si pasojë e infektimit me koronavirusin e ri ka vdekur një vajzë 16-vjeçare në Francë. Ajo njëherësh është viktima më e re e pandemisë së COVID-19 në vend.

Julia A. ndërroi jetë të martën në mbrëmje pasi që 4 ditë ishte me kollë. Vajza nuk kishte kurrfarë problemesh shëndetësore. Ajo u shtrua në spitalin Necker të Parsit.

“Që nga fillimi na thonin se koronavirusi nuk ndikon tek të rinjtë. Ne u besuam, sikurse të gjithë të tjerët”, tha nëna e pikëlluar e vajzës 16-vjeçare për televizionin France24.

E ndjera Julie në spital u shtrua të shtunën për shkak të kollitjes e cila u përkeqësua të hënën, por testi i parë ndaj koronavirusit ishte negativ ndërsa testi tjetër të martën ishte pozitiv.

Kreu i Institutit të Shëndetësisë në Francë, Jerome Salomon tha se infektimi me koronavirus tek të rinjtë është shumë i rrallë, por zakonisht paraqitet si infeksion viral i traktit respirator edhe atë në formë ekstreme.

Në mesin e vitkimave të reja të pandemisë së koronavirusit në botë janë dy vogëlushët 3 dhe 6-vjeçar nga Irani, një 17-vjeçar nga Louisiane e SHBA-së dhe një 18-vjeçar nga Britania e Madhe.

Në Francë nga koronavirusi janë infektuar 29.581 persona ndërsa 1.698 kanë vdekur, tregojnë të dhënat e Univeristetit “Johns Hopkins”.

Koronavirusi për herë të parë u shfaq në Kinë ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars e shpalli atë pandemi globale.

Në mbarë botën me koronavirus janë infektuar 542.700 njerëz dhe deri më tani 24.300 kanë vdekur kurse 124.300 janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit