Gjermani, operacione në disa rajone kundër të djathtëve ekstrem

Mos i humb

Policia gjermane ka zhvilluar operacione në katër rajone për shkak të letrave kërcënuese që janë dërguar ndaj xhamive, partive dhe qendrave të mediave në Gjermani.

Ministri i Punëve të Brendshme i Bavarisë, Joachim Herrmann, ka ndarë informacionin se në bastisjet e kryera në kuadër të operacionit në orët e para të mëngjesit në rajonet e Bavarisë, Baden Württemberg, Saksonya-Anhalt dhe Thüringen, janë ndaluar gjashtë persona të cilët janë liruar më pas.

Në bastisje morën pjesë 120 policë ndërsa disa materiale të konfiskuara gjatë operacionit janë dërguar në polici për ekzaminime të mëtejshme.

Që nga muaji korrik nga të djathtët ekstremë janë dërguar 23 letra kërcënuese ndaj xhamive, partive dhe qendrave të mediave në vende të ndryshme në Gjermani.

Letrat kërcënuse që janë dërguar mbajnë nënshkrimet e “Volksfront”, “Combat 18” dhe “Blood and Honour” të cilat në Gjermani njihen si organizata raciste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit