Gjermania synon të zhvillojë bisedime të mira me Turqinë

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, tha se shteti i tij synon të zhvillojë përsëri bisedime më të mira me Turqinë.

Në një konferencë për media pas takimit të realizuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Czaputowicz në Berlin, Gabriel është pyetur nëse do të rinisin takimet konsultative mes qeverisë gjermane dhe asaj turke dhe a është ky një hap për normalizimin e marrëdhënieve?.

Lidhur me këtë Gabriel tha se pas ndodhive të shumta janë zhvilluar vizita reciproke dhe se me vendimin e drejtësisë turke janë liruar disa gjermanë dhe disa shtetas me prejardhje turke të Gjermanisë.

Ai tha se tani bëhet fjalë për takimin e komisioneve në fushën e ekonomisë dhe në nivel të Ministrive të Punëve të Jashtme.

“Sigurisht që kemi për qëllim të realizojmë përsëri takime më të mira me Turqinë. Kjo është në interes si të Turqisë ashtu edhe të Gjermanisë dhe të Evropës”, tha ai.

Ministrit gjerman iu rikujtua deklarata e gazetarit të gazetës gjermane “Die Welt”, Deniz Yucel, i cili për agjencinë gjermane të lajmeve (DPA) ka thënë se “është kundër një marrëveshjeje të ndyrë” mes Gjermanisë dhe Turqisë, si shkëmbim për lirimin e tij.

Lidhur me këtë Gabriel tha se “marrëveshja e ndyrë” nënkupton ndërlidhjen e disa gjërave me njëra tjetrën, ose ndonjë pune që nuk guxohet t’i tregohet publikut, duke shtuar se “Nuk ka një gjë të tillë”.

Ministri i Jashtëm gjerman thotë se nuk është e logjikshme hyrja në mendime të tilla ndaj Turqisë. “Me të vërtetë nëse ne përpiqemi për marrëdhënie të mira me Turqinë, që të dyja shtetet duhet të respektojnë njëra-tjetrën”, tha ai.

Sipas tij, kjo nuk ka lidhje me çështjen e Yücelit. Gabriel tha se zhvillimi i marrëdhënieve të Gjermanisë dhe Turqisë në drejtim të qasjes normale ndaj njëra tjetrës në aleanca ku marrin pjesë dy shtetet është në interes të të gjithëve.

Lidhur me marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Polonisë, Gabriel tha se “Këtë dua të shpreh në mënyrë të hapur se marrëdhëniet Gjermani-Poloni për çështjen e së ardhmes së Bashkimit Evropian (BE) kanë rëndësi të njëjtë me marrëdhëniet Gjermani-Francë”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit