GJNP dënon kryekomandantin e Kongos me 30 vjet burg

Mos i humb

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) në Hagë ka dënuar me 30 vjet heqje lirie kryekomandantin kongolez, Bosco Ntaganda, i njohur po ashtu si “Terminatori”.

“Koha që z. Ntaganda ka kaluar në paraburgim në GJNP, nga 22 marsi i vitit 2013 deri më 7 nëntor të vitit 2019, do të hiqet nga ky dënim”, tha GJNP.

Më 8 korrik, GJNP fajësoi Ntaganda-n me 18 akuza për krime të ndryshme kundër njerëzimit dhe për krime lufte në vitet 2002-2003 në Republikën Demokratike të Kongos.

Ky aktgjykim aktualisht është subjekt i ankesave.

Në vitin 2013, Ntanganda iu dorëzua Ambasadës së SHBA-ve në Kigali të Ruandës dhe u kërkua transferimi i tij në GJNP në Hagë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit